Parashikimi i motit për fundjavë, IHK: Kushtet agro-meteorologjike të favorshme për mbjelljet vjeshtore

0
23

Parashikimi i motit për fundjavë, IHK: Kushtet agro-meteorologjike të favorshme për mbjelljet vjeshtore

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se fundjava do të jetë me diell dhe vranësira.

IHK njofton se të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, ndërkaq vranësira të shpërndara parashihen përgjatë relievit kodrino-malor.

Temperatura minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi e lehte deri mesatare.

Ndërkaq, për të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-3m/s.

IHK njofton tutje se kushtet agrometeorologjike për këtë vikend do të jenë të favorshme për zhvillimin e punëve në terren, veçanërisht për kryerjen e mbjelljeve vjeshtore. Parashikimet sinoptike tregojnë se gjatë fundjavës do të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm, çka krijon një dritare optimale për punimet bujqësore.

Në këtë kontekst, rekomandohet fuqimisht që fermerët të intensifikojnë aktivitetet e mbjelljeve gjatë këtyre dy ditëve, pasi struktura aktuale e tokës dhe lagështia e moderuar janë mjaft të përshtatshme për sigurimin e mbirjes uniforme.

“Megjithatë, duke marrë parasysh se nga java e ardhshme sinjalizohen përsëri reshje shiu me intensitet të ndryshueshëm, të cilat mund të ndikojnë negativisht në qasjen në parcela dhe të vështirësojnë procesin e mbjelljes, është e këshillueshme që këto aktivitete të mos shtyhen. Kryerja e punimeve brenda kësaj periudhe të favorshme do të kontribuojë në garantimin e afateve optimale të mbjelljes dhe performancë më të mirë të kulturave vjeshtore gjatë ciklit vegjetativ”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here