Parandaloni shfaqjen e diabetit duke ngrënë këtë ushqim

0
96

Sipas një studimi të ri shkencor amerikan, konsumimi i kosit zvogëlon rrezikun e diabetit tek të rriturit.

Studiuesit në Shkollën e Shëndetit Publik të Harvardit, të udhëhequr nga Mu Chen, i cili publikoi artikullin përkatës në British Medical Journal, vlerësuan të dhënat nga tre studime që zgjatën dekada dhe përfshinin dhjetëra mijëra njerëz, përfshirë rreth 15,100 diabetikë.

Analiza tregoi se konsumimi i kosit zvogëlon rrezikun e diabetit me 18%. Ky zbulim mbështetet nga hulumtimet e mëparshme që kanë zbuluar se kalciumi, magnezi dhe disa acide yndyrore që gjenden në produktet e qumështit zvogëlojnë rrezikun e diabetit. Gjithashtu është zbuluar se bakteret probiotike në kos përmirësojnë “profilin” e lipideve dhe nivelin e antioksidantëve në trupin e njerëzve që tashmë kanë diabet të tipit 2 (i njohur edhe si diabeti i të rriturve).

Diabeti me fillim tek të rriturit është një gjendje kronike që ndodh kur trupi nuk prodhon insulinë të mjaftueshme ose qelizat e trupit bëhen rezistente ndaj këtij hormoni, duke rezultuar në rritje të sheqerit në gjak. Gjendja ka një dimension gjenetik-trashëgimi, ndërsa një stil jetese i pashëndetshëm që çon në obezitet rrit rrezikun.

Studiuesi i studimit deklaroi pas gjetjeve të reja se, “kosi duhet të jetë një komponent integral i një diete të shëndetshme”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here