Paralajmërohet përfshirja e politikanëve kosovarë në “listë e zezë” të Amerikës

0
280

Ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu, ka paralajmëruar se në “Listën e zezë” të Amerikës pritet  të përfshihen edhe politikanë kosovarë, të cilët dyshohen se kanë penguar procese të caktuara.

Këtë paralajmërim Spahiu e ka dhënë në një intervistë në KTV.

“Po, absolutisht do të ketë”, ka thënë Spahiu.

Sipas ish-ambasadorit, është vështirë të dihet se kush mund të futet në atë listë, megjithatë ka indikacione që do të jenë njerëz nga politika.

Ai ka përmendur paralajmërimin e presidentit amerikan Biden për zgjerimin e “Listës së zezë” me njerëz që janë të njollosur në aspekte të ndryshme duke filluar nga rrezikimi i paqes, minimi i demokracisë dhe që janë të zhytur në kriminalitet e korrupsion.

Spahiu theksoi se një mesazh thuajse i ngjashëm është dhënë edhe në letrën që Biden përcolli te homologët e tij në Kosovë, Serbi dhe Bosnjë-Hercegovinë, menjëherë pas inaugurimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here