Paralajmërohet një variant i ri i COVID-19, quhet “Motra e Omicronit”

0
331

Një lloj i ri i variantit COVID-19, i quajtur “Motra e Omicronit” është caktuar si një variant nën hetim nga shefat e shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar.

Fillimisht u shfaq në fillim të dhjetorit, jo shumë kohë pasi Omicron filloi të përhapet në të gjithë botën.

Nënlinja  e këtij varianti njihet si BA.2, me shumicën e rasteve të Omicron nga varianti origjinal BA.1, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Ky variant ka mutacione të njëjta si të Omicronit, por normat aktuale të rasteve janë shumë të ulëta.

Një varg studimesh pozitive tregojnë se Omicroni është më i butë se variantet e reja, por tek ky variant vaksina po konsiderohet të jetë më efektive.

Ekspertët thanë se ky variant nuk po duket shumë shqetësues, pra nuk ka ndonjë provë ende se mund të jetë i rëndë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here