Threads po kërkon të shtojë një ‘home feed’, vetëm me postime, në rend kronologjik, nga njerëzit që ndjek secili përdorues, sipas shefit të Instagramit, Adam Mosseri.
Aktualisht, ‘home feedi’ tregon përmbajtje të përziera, nga postime të rekomanduara tek ato të ndjekura.
Threads u preznatua si një “version fillestar” në fillim dhe kompania ka sinjalizuar se do të vijnë më shumë funksione të reja.
Instagrami, i cili është në pronësi të Metës, ndërtoi aplikacionin Threads.
Veçoritë e reja të Threads do të përfshijnë edhe mundësinë për të edituar postimet, përkthimi në gjuhë të ndryshme dhe kalimi më i lehtë midis llogarive të ndryshme të Threads.
Kompania gjithashtu po punon që postimet në Threads të bëhen edhe përmes kompjuterit.