Paralajmërimi i zv.ministrit: Sot paraqiten keqpërdorimet flagrante në njësitë për patentë shofer gjithandej Kosovës

0
153

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka paralajmëruar se sot, do të mbajë konferencë për media ku siç tha ai do të njoftojë për të gjitha të gjeturat dhe keqpërdorimet flagrante në njësitë për patentë shofer gjithandej Kosovës.

Konferenca do të mbahet në ora 13: 00 te Njësia për Patentë Shoferë , tek stacioni i autobusëve.

“Dua t’ju njoftoj se më datë 02.02.2024 (e Premte), do të mbaj konferencë për media në të cilën do t’ju paraqes të gjitha të gjeturat dhe keqpërdorimet flagrante në njësitë për patentë shofer gjithandej Kosovës”, ka shkruar Durmishi.

Kujtojmë se ditë më parë Durmishi njoftoi se për shkëputjen e marrëdhënies së punës për tre ekzaminerë të angazhuar në departamentin për patentë shofer.

Ky vendim sipas Durimisht është parë as informatave për keqpërdorime të mëdha në procesin e punës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here