Paralajmërimi i ekspertëve: Mos merrni injeksione për dobësim nëse planifikoni shtatzëni!

0
105

Shumë po flitet per efektet anesore te ilaceve per dobësim, por së fundi ekspertet bejene dhe nje tjeter paralajmërim të fortë per to: Gratë që përdorin injeksione për humbje peshe duhet të përdorin kontracepsion dhe të presin deri në dy muaj pas ndalimit të ilaçit përpara se të tentojnë të mbeten shtatzënë.

Paralajmërimi i ekspertëve: Mos merrni injeksione për

Agjencia Rregullatore për Barnat dhe Produktet Shëndetësore (MHRA) ka lëshuar një paralajmërim në lidhje me përdorimin e barnave GLP-1 , të cilat përdoren si për humbje peshe ashtu edhe për trajtimin e diabetit. Kjo për shkak se nuk ka të dhëna të mjaftueshme për sigurinë që të dihet nëse marrja e këtij ilaçi mund të dëmtojë fetusin.

MHRA ka thënë se ka marrë 40 raportime të lidhura me shtatzëni nga gratë që kanë përdorur injeksionin. Gjithashtu, është zbuluar se Mounjaro ul efektivitetin e kontraceptivëve oralë tek gratë me mbipeshë. Kjo do të thotë se cilado që përdor këtë injeksion, duhet të përdorë gjithashtu kondom, veçanërisht gjatë katër javëve të para dhe pas çdo rritjeje të dozës.

Ministrja për Gratë dhe Barazinë, Bridget Phillipson, i tha gazetarit Matt Barbet të Sky News se është e rëndësishme që njerëzit të jenë plotësisht të informuar përpara se të përdorin injeksionet për humbje peshe. “Kjo është një fushë e re dhe në zhvillim, prandaj është e rëndësishme të jemi të përditësuar si për përfitimet, ashtu edhe për rreziqet”, tha ajo.Dr Alison Cave, zyrtarja kryesore për sigurinë në MHRA, tha se këto “injeksione për dobësim” janë barna dhe nuk duhet të përdoren për qëllime estetike apo kozmetike. “Ato nuk janë një zgjidhje e shpejtë për të humbur peshë dhe nuk janë vlerësuar si të sigurta kur përdoren në këtë mënyrë”, tha ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here