Gjykata Themelore në Prizren, ka caktuar masën e paraburgimit, ndaj të dyshuarit për incidentin që ndodhi më 23 tetor në Suharekë, ku u kërcënua seriozisht një gjyqtar, si dhe u sulmuan një gjeodet dhe një grua për shkak të një kontesti pronësor, raporton Gazeta Sinjali.
Në njoftimin e gjykatës thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase ndaj të dyshuarit.
Nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:
“Me datë 23 tetor, rreth orës 10:30 min., në Suharekë, i pandehuri R.B., i kanoset seriozisht se do ta sulmoj personin zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, gjyqtarin e Gjykatës Themelore – Dega Suharekë, Divizioni Civil, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari – Gjyqtari, ka caktuar seancën e tereni në vendin e lartcekur, për këqyrjen në vend të parcelave kadastrale së bashku me gjeodet sipas propozimit të propozuesës, F.B., i pandehuri R.B., i revoltuar nga ky rast, fillimisht i drejtohet gjyqtarit me fjalët “ hup prej këtu”, pastaj ka vazhduar me sharje dhe ofendime, dhe me një mjetë të fortë të metalit, sulet ë drejtim të të dëmtuarit që ta sulmoj fizikisht, ku pastaj ndërhynë djali i të pandehurit ta ndaloj, ku më me arritjen e policisë, në vendin e ngjarjes i njëjti arrestohet nga policia.
Gjithashtu i pandehuri R.B., , në rastin e njëjtë e sulmon e sulmon personin zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, gjeodetin, të dëmtuarin R.S., në atë mënyrë që derisa i dëmtuari ishte i caktuar nga gjykata që të del në të teren, në vendin e lartcekur, për këqyrjen në vend të parcelave kadastrale i pandehuri R.B., i revoltuar nga ky rast, fillimisht i drejtohet të dëmtuarit me fjalët “ largohuni nga shpija ime, “ duke i ofenduar e pastaj e sulmon fizikisht, duke e shtyrë me duar, duke vazhduar me sharje dhe ofendime, ku merr një mjetë të fortë të metalit, dhe ju drejtohet me fjalët “largohuni nga ai vend”, pastaj në vendin e ngjarjes i njëjti arrestohet nga policia.
Sikurse më lartë i pandehuri R.B., me dashje përdorë forcën me anë të sendit –shufrës metalike, që mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor apo dëmtim të rëndë të shëndetit ndaj të dëmtuarës F.B., në atë mënyrë për shkake të një kontesti pronësor, ditën kritike derisa e dëmtuara si propozuesi për një çështje civile ishte në vendin e lartcekur me gjyqtarin dhe gjeodetin, , i pandehuri i revoltuar nga ky rast, fillimisht e shanë dhe ofendon me fjalë të ndryshme të dëmtuarën, pastaj e sulmon fizikisht me mjet, me shufër metalike duke e goditur në duar, ku të pranishmit në vendin e ngjarjes arrin që ndalin të pandehurin, por e dëmtuara nuk ka marrë lëndime të dukshme trupore, dhe në vendin e ngjarjes i pandehuri i arrestohet nga policia.” – ka njoftuar Gjykata.
Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprave penale, mënyrën dhe rrezikshmërinë dhe pasojat nga veprat penale për të cilat ngarkohet i dyshuari./Gazeta Sinjali/