Para false shiten lirshëm në rrjete sociale (FOTO)

0
718
Foto: Ilustrim

Ditëve të fundit në Kosovë janë shpeshtuar rastet kur Policia ka raportuar për para të falsifikuara.

Siç kanë konfirmuar para disa ditësh nga Forenzika e Kosovës për lajmi.net, më së shumti e falsifikuar është kartëmonedha 100 euroshe.

E një veprimtari e tillë e falsifikimit të parave ka marrë hov tanimë edhe përmes rrjeteve sociale.

Në rrjetin social “Tik Tok”, janë hapur llogari të cilat shesin para të falsifikuara.

Një të tillë, shihet se si vë në shitje kartëmonedha false në këmbim të kritpovaluta, si formë pagese më e sigurt.

Madje kjo faqe poston edhe biseda me klientët të cilët thotë se janë të kënaqur me kualitetin e parave false.

Siç shihet në videot e postuara, shuma e parave të falsifikuara nga ky person i paidentifikuar është shumë e madhe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here