Para takimit me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Përbashkët të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, në Bruksel, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti takoi të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Kështu ka bërë të ditur gazetari Augustin Palokaj i cili dhe po qëndron në Bruksel.
Gabriel Escobar, përveç Kurtit, ka takuar edhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Ndërsa të dyja palët, pas takimeve ndaras një orëshe me shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tani ka nisur takimi i përbashkët.
Borrell gjithashtu do të deklarohet edhe para mediave lidhur me takimet e zhvilluara në Bruksel.
Theksojmë se në këto takime, Borrell ishte i shoqëruar nga Përfaqësuesi Special i Evropës për Dialog, Miroslav Lajçak.