Pantone e shpalli ngjyrën e vitit 2024, ja 10 ide për thonjtë frymëzuar nga “peach fuzz”

0
895

Ngjyra e vitit 2024 e përzgjedhur nga Pantone quhet “peach fuzz”.E përshkruar si një nuancë pjeshke  e ëmbël, e kadifenjtë, ajo përfaqëson shërimin, kujdesin dhe përkatësinë në muajt e vitit të ardhshëm.

Admiruesit e trendeve të bukurisë që duan të përqafojnë energjinë e vitit 2024, mund ta fillojnë me dizenjot e thonjve. Më poshtë gjeni 10 të tilla që mund t’i ruani për një nga takimet e radhës te estetistja.

Flakët në ngjyrë pjeshke duken të buta, por njëkohësisht tregojnë edhe karakter. Jo vetëm kaq, por është një model ndryshe i French-it klasik.

Pak e drejtëprdrejtë, por gjithsesi shumë interesante. Thonjtë neutralë mund t’i dekoroni me vizatime pjeshke dhe disa linja abstrakte.

Megan Fox dhe Sydney Sweeney i kanë admiruar thonjtë “me aureolë”. Ngjyra e vitit 2024 do t’i bëjë të duken edhe më trend.

Baza në ngjyrë pjeshke mund të duket shumë luksoze me disa zbukurime floriri që mund të kompozohen edhe në figura të vogla.

Tonalitete të ndryshme të pjeshkës në secilin prej thonjve, pa krijuar një përplasje ngjyrash por duke qenë edhe pak lozonjare.

French-i nuk mund të mungojë. Xixat janë gjithnjë në modë, ndaj mund të provoni French me xixa në ngjyrë pjeshke. Është një ide e mirë edhe për mbrëmjen e fundvitit.

French, thonj të pastër dhe një lule, është dizenjoja më e ëmbël që mund të mendonit.

Arti 3D është një nga më të kërkuarit e momentit dhe e kemi parë të përdoret edhe nga yjet. Mund të provoni French 3D apo detaje të vogla në ngjyrë pjeshke.

Pikturat duken fantastike në çdo gjatësi thoi, përfshirë edhe të shkurtrit. Dizenjot florale në tonet e pjeshkët janë të përsosura.

Është trendi i momentit dhe nuk ka ndërmend të largohet. Aktualisht po kryesojnë ngjyrat e kuqe, e zezë, rozë dhe blu, por pse mos të prezantoni edhe ngjyrën e vitit 2024 në ‘skenë?’

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here