Sot shënohet 24 vjetori i Betejës së Pashtrikut ku ranë dëshmorë 41 ushtarë të UCK-së, në mesin e të cilëve edhe Mujë Krasniqi, komandant i Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës.
Më 14 dhjetor të vitit 1998 në malet e Pashtrikut u zhvillua njëra ndër betejat më të ashpra dhe më të përgjakshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave ushtarake serbe.
Në këtë betejë, morën pjesë 154 luftëtarë tëUÇK-së, kundrejt një force shumë më të numërt dhe shumë mëtë armatosur. Togu i madh i ushtarëve të UÇK-së që po hynin në Kosovë nga Shqipëria, po fusnin armatim në Kosovë.
Në disa pamje të shfaqura nga koleksioniuesi Esat Shala, duken pamjet dramatike të momentit të luftimeve, ushtarë të vrarë e armë të mbetura pas./Gazeta10
Video 1: Ushtarët duke u bërë gati, një ditë para nisjes së rrugëtimit për në Kosovë ku dëgjohet zëri i profesorit Nuri Bexheti.
Video 2: Pamjet e rralla nga momenti i luftimeve