Njësiti anti-tank i ushtrisë ukrainase u ka shkaktuar dëme të konsiderueshme mjeteve ushtarake tokësore të ushtrisë ruse.
Me anë të raketave anti-tank të cilat ushtria ukrainase i ka pranuar nga shtetet perëndimore ata po godasin tanket dhe mjetet e tjera ushtarake me precizitet të lartë, raporton Gazeta Express.
Një video-incizim që po qarkullon në rrjete sociale shfaq përgatitjen dhe goditjen e kolonës së mjeteve ushtarake ruse nga ana e ushtrisë ukrainase.