Palushi e mban fjalën, ndahen 5 mijë euro për gazetarët e lënduar në veri

0
213

Pronari i “Golden Eagle”, Shaqir Palushi ka marrë vendim për ndarjen e 5 mijë eurove për gazetarët që u lënduan në veri para katër ditëve.

Ai ka mbajtur fjalën dhe tashmë gazetarëve të lënduar u janë ndarë të hollat.

“Fondacioni Golden Eagle ndanë 5000 € për gazetarët e lënduar sot në veri të Kosovës!

Së fundmi në veri të Kosovës janë sulmuar disa gazetarë të mediumeve të ndryshme kosovare andaj Fondacioni Golden Eagle ndanë 5000 euro për gazetarët e lënduar.

Nuk ka asnjë çmim që mund të paguaj punën e tyre dhe vlerën e raportimit objektiv rreth ngjarjeve në veri, por kjo më shumë është solidarizim dhe mbështetje për ta.

Faleminderit për përkushtimin dhe punën e palodhshme”, kishte shkruar Palushi atë ditë në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here