“Pala serbe nuk e dëshiron” – Pika më e rëndësishmë që pritet të diskutohet në takimin Kurti-Vuçiq

0
183

Njohësi i çështjeve politike, Dritëro Arifi thotë se në takimin e 14 shtatorit mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Vuçiq, pritet të jetë temë diskutimi çështja e veriut të Kosovës.

Arifi në një prononcim për GazetaBlic thekson se, Qeveria e Kosovës do t’i zbatojë të gjitha pikat e Bashkimit Evropian, por sipas tij, kjo nuk varet vetëm pala kosovare.

“Nga ky takim pres një deeskalim të situatës së metejshme në veri, sepse nuk ka alternativë tjetër. Kështu që Qeveria e Kosovës do t’i zbatojë të gjitha pikat e Bashkimit Evropian, por kjo nuk varet vetëm nga pala kosovare. Varet edhe nga pala serbe se sa është e gatshme të participojë në integrimin e tyre në institucionet e Kosovës”, tha Arifi.

Arifi shton se në agjëndën e takimit do të jetë edhe marrëveshja e Ohrit, që siç thotë ai, pala serbe nuk po dëshiron zbatimin e saj.

Ai thotë se Bashkimi Evropian duhet të marrë qëndrim të fuqishëm në lidhje me këtë çështje.

“Besoj që ky takim do ta ketë në agjendë edhe marrëveshjen e Ohrit, pra implimentimi i saj. Kjo do të jetë një pikë shumë e rëndësishme sepse po vërehet që pala serbe nuk po tregon shenja që dëshiron ta zbatojë, edhe pse pala kosovare e ka shpreh dëshirën, por veprimet mbeten për t’u parë. Bashkimi Evropian duhet të merr një qëndrim pak më të fuqishëm për të dyja palët”, tha ai.

Ndryshe, takimi i radhës i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të zhvillohet me 14 shtator, ka njoftuar në një konferencë për shtyp në Spanjë përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Kujtojmë se, Kurti dhe Vuçiç janë takuar për herë të fundit më 2 maj, nëntë ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të Kosovës, të cilat janë bojkotuar nga popullata lokale serbe. Nga ajo kohë, mes dy vendeve ka pasur një sërë tensionesh dhe krizash.

Më 30 gusht, BE-ja përsëriti thirrjen për të dyja që të krijojnë një klimë për vazhdimin e dialogut.

Dy vendet, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, janë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011. Ndonëse kanë arritur dhjetëra marrëveshje në fusha të ndryshme, zbatimi i shumicës prej tyre ka ngecur.

Gjatë konferencës së tij, Borrell ka njoftuar se së bashku me presidencën spanjolle të BE-së do të mbajë një konferencë të përbashkët në nivel të ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perendimor për të analizuar situatën në rajon.

Ai shtoi se kjo do të bëhet krahas takimeve tjera që do të zhvillohen, siç është samiti i Procesit të Berlinit.

“Çështja e zgjerimit ka qenë në diskutimet tona. Kemi diskutuar për Ukrainën dhe për zgjerimin drejt Ballkanit perëndimor . Do të mbetet proces i zbatuar në meritat individuale”, ka thënë ai, duke shtuar se edhe për BE-ja ka nevojë të përgatitet për zgjerim.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka propozuar këtë javë që viti 2030 të caktohet si afati deri kur edhe Bashkimi Evropian, edhe vendet kandidate duhet të jenë të gatshme për zgjerim.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri i ka bërë këto komente në një konferencë për shtyp pas takimit joformal të ministrave të Jashtëm të BE-së në Toledo të Spanjës.

/GazetaBlic/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here