Pakistanezi vret vajzën për shkak se ajo postonte video në TikTok

0
39

Një burrë i cili së fundmi u zhvendos me familjen e tij në Pakistan nga Shtetet e Bashkuara, ka qëlluar për vdekje vajzën e tij adoleshente – vrasje që njihen si vrasje nderi – pasi ajo refuzoi të ndalonte shpërndarjen e videove në TikTok e që ai thoshte se ishin të papërshtatshme. 

Policia ka thënë se babai i 15-vjeçares fillimisht kishte pretenduar se një i armatosur ia kishte vrarë vajzën, por pas arrestimit dhe marrjes në pyetje ka rrëfyer të vërtetën. 

Kunati i burrit po ashtu u arrestua lidhur me vrasjen, me të dy që kundërshtonin përmbajtjen që vajza postonte në TikTok. Ky rrjet social në Pakistan përdoret nga 54 milionë persona. 

Të ashtuquajturat vrasje të nderit janë të shpeshta në Pakistan, ku familjarë vrasin një grua nëse ajo zgjedh të martohet me një burrë sipas dëshirës së saj ose nuk ndjek traditat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here