Pak para seancës Kurti mbledh qeverinë në detyrë, pritet të emërohen disa anëtarë të bordeve

0
119

Sipas njoftimit, mbledhja do të mbahet me fillim prej orës 10:00.

Qeveria njofton se në këtë mbledhje do të bëhet edhe shqyrtimi i Propozim-vendimit për hartimin e Planit Hapësinor për kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz (MMPHI) dhe shqyrtimi i Propozim-vendimit për emërimin e Komisionit Ad-hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim në Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese: Drejtor ekzekutiv në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (MINT) dhe shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit, të cilat preken nga realizimi i projektit: “Ndërtimi i Qarkores së Jashtme të Qytetit të Gjilanit dhe Kyçja e Rrugës Nacionale N25.2 dhe N25.3 deri te Autoudha R7.1” (MMPHI).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here