Ka pak optimizëm që në fillim të vitit 2024 të nënshkruhet marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve
.Përfaqësuesit e partisë në pushtet në Kosovë e akuzojnë Serbinë se po refuzon nënshkrimin e marrëveshjes. Ndërsa, opozita kritikon Qeverinë se ka pranuar marrëveshjen në Bruksel dhe faktori ndërkombëtar, sipas tyre, nuk po kërkon nënshkrim por zbatim ku bënë pjesë edhe asociacioni. Ndërkohë, BE-ja ka kritikuar palët për mos zbatimin e zotimeve në kuadër të marrëveshjeje.
Pak gjasa ka të ndodh që në fillim të vitit 2024 të ketënënshkrim të marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisëpër shkak se palët kanë qëndrime të ndryshme sa i përket zbatimit të saj thonë përfaqësuesit e pushtetit.Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, akuzon Serbinë për mos gatishmëri që të nënshkruaj marrëveshjen.‘’Pa nënshkrim nuk ka zbatim të marrëveshjes”, tha Rrustemi.
Opozita kritikon Qeverinë për mos transparencë nëproces të dialogut. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kritikon kryeministrin se ka marrëveshje me presidentin e Serbisë se kur do ta nënshkruajnëmarrëveshjen.‘’Kryeministri është marrë vesh me Vuçiqin se kur duhet të nënshkruhet marrëveshja”, tha Haradinaj.Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, nuk e sheh të domosdoshëm nënshkrimin e marrëveshjes. Sipas tij,atë e ka pranuar kryeministri Kurti në Bruksel.
‘’Kjo është lojë me kërkesën për nënshkrim të marrëveshjen. Kryeministri Kurti ka pranuar të zbatoj marrëveshjes dhe nuk është e domosdoshme nënshkrimi”, tha Kastrati.Kosova po vazhdon të ketë disfatë në politikën e jashtme për shkak të kryeministrit Kurti, vlerëson deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi. Sipas saj, pas pranimit të marrëveshjes, faktori ndëkombëtar po insiston vetëm në zbatimin e saj dhe jo nënshkrim.‘’Marrëveshja është pranuar nga të dyja palët, tash nuk e dim a do të ketë nënshkrim apo jo. Pas pranimit të marrëveshjes në Bruksel faktori ndërkombëtar po kërkon zbatimin e saj”, tha Krasniqi.Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi, vlerëson se brenda vitit 2024 faktori ndërkombëtar do bëjë presion të madh që ti detyroj Kosovën dhe Serbinë që të gjejnë paqe.‘’Bashkësia ndërkombëtare brenda vitit 2024 do ti përmbyllë konfliktet në Ballkan”, tha Kuçi
.Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq, ka refuzuar tënënshkruaj marrëveshjes për të cilën kryeministri Kurtikishte ofruar nënshkrim në Bruksel
. Së fundmi pala serbe ka thënë se nuk do t’i zbatojë ato pika që lejojnëKosovën të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare dhe ku bënë pjesë njohja de-facto. Ndërkohë, kryeministri Kurti është shprehur skeptik në zbatimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, pasi sëfundmi ka thënë se do ta shkruaj Qeveria draft-statutin e saj. Ky qëndrim i Kurtit u kundërshtua nga BE që kërkoi diskutime rreth draftit të saj të paraqitur në tetor të vitit të kaluar. /21/