Finalisti i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj, ka akuzuar Elijona Binakajn se ka qenë dhelpër në lojë.
Madje ai i ka kërkuar asaj që ta pranojë këtë fakt.
Mirëpo Elijona ka thënë se çdo gjë që e ka bërë, e ka bërë me sinqeritetin më të madh.
ADVERTISING

Foto: Instagram
Ata tani janë në fund të spektaklit dhe këto ditë kanë qenë duke diskutuar për lojën brenda.
Në finale veç tyre janë edhe Ludo Lee, Londrim Mekaj e Hygerta Sako.
Finalja e madhe e këtij edicioni do të jetë të premten (27 shkurt).
Mbetet për t’u parë se kush do ta rrëmbej çmimin e madh sivjet pas Stresit, Lumbardh Salihut dhe Drilon Ramës. /Telegrafi/














































