“Pajaziti mund të bëjë gjithçka”, Sylvinho komenton listën: E kemi Gjimshitin për eksperiencë

0
90

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, është shfaqur sot në konferencë para mediave për të komentuar grumbullimin e kuqezinjve për ndeshjet e muajit tetor në transfertë përballë Çekisë dhe Gjeorgjisë.

Dy sfidat janë shumë të rëndësishme për ecurinë në grupin e Ligës së Kombeve, ku në dy ndeshjet e para Shqipëria ka regjistruar një fitore ndaj Ukrainës dhe një humbje ndaj Gjeorgjisë.

Dy sfidat janë shumë të rëndësishme për ecurinë në grupin e Ligës së Kombeve, ku në dy ndeshjet e para Shqipëria ka regjistruar një fitore ndaj Ukrainës dhe një humbje ndaj Gjeorgjisë.

Mungesa e Manajt dhe ftesa e Abrashit

“Sa i përket listës, ne kemi tre lojtarë që për fat të keq janë dëmtuar. Manaj është një, ai pasi u kthye bëri 42 minuta me klubin dhe doli nga ndeshja dhe deri tani nuk është kthyer. Fola me lojtarin, por as ai, as ne nuk duhet të rrezikojmë. Janë dy lojtarë si Berisha që në stërvitje me Leçen kishte probleme me dëmtimin dhe ishte i rrezikshëm. I treti është Keidi Bare. Ai u dëmtua në shtator dhe deri tani nuk është kthyer, folëm me doktorin Stesina, kemi qenë në kontakt me doktorin e Saragozës. Ai është thuajse gati, por për fat të keq asnjë prej tyre nuk është në gjendje të vijë.

“Pajaziti është një lojtar që kemi marrë. Ai bëri një ndryshim shumë të bukur në Kroaci, është një lojtar që më intereson shumë se është një mesfushor i cili mund të bëjë gjithçka. Abrashi është një lojtar që ka ende për të dhënë, në këtë periudhë që ka shumë ndryshime e largime natyrale lojtaresh, vijnë të ri, Berisha, Pajaziti, ndoshta Fetai i cili më pëlqen. Asllani e Mitaj janë të rinj, janë me ne, por edhe Muçi. Kanë nevojë për Gjimshitin, Ajeti, Abrashin, janë lojtarë të rëndësishëm, janë të lidhur me fanellën e të japin një dorë me eksperiencën e tyre. Abrashi është një lojtar të cilit i besoj 100%”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here