Pahor: Nëse Serbia qëndron pas sulmit në Kosovë, heq dorë nga BE-ja

0
483

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka thënë se nëse hetimet e bëra nga Bashkimi Evropian dhe Perëndimi zbulojnë se pas sulmit në Kosovë qëndron Beogradi, kjo do të thotë se Serbia heq dorë nga anëtarësimi në BE dhe mbetet në zonën e interesit të Rusisë.

Në një konferencë të premten në Budva, në një panel kushtuar të ardhmes së Ballkanit Perëndimor, Pahor tha se do të ishte shumë i zhgënjyer nëse pas sulmit në Banjskë të Zveçanit, që la të vdekur rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, qëndron politika zyrtare e Beogradit.

“Nuk e di se çfarë ka ndodhur saktësisht, duhet të shohim se çfarë do të tregojë hetimi”. Por, nëse del se Serbia qëndron pas gjithçkaje, do të thotë se në Beograd ka pasur një vendim që nuk ka vend në BE, por se mbetet në sferën e interesit të Moskës. Ky do të ishte një lajm i trishtuar dhe do të isha shumë i zhgënjyer nëse do të zbulohej se pas gjithçkaje qëndron politika zyrtare serbe”, tha Pahor.

Pahor bëri thirrje që dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të vazhdojë.

“Besoj se dialogu do të vazhdojë dhe mbetem përkrahës i zgjerimit të BE-së në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, tha Pahor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here