Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur rritjen e pagës minimale për punëtorët, duke hyrë në fuqi me dy faza gjatë vitit 2026.
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, njoftoi se nga janari i vitit të ardhshëm, paga minimale do të rritet në 425 euro.
Ndërkohë, nga korriku i vitit 2026, paga minimale do të arrijë në 500 euro.
 
            












































