Pacolli: Kurtit i ofrova mbështetje dhe ndihmë në luftën kundër terrorizmit – vetëm të bashkuar luftojmë të keqen e Serbisë

0
365

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se i ka shprehur mbështetjen e tij të plotë kryeministrit Kurti, në luftën kundër terrorizmit, si dhe rendin e ligjin në veri, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se i ka ofruar atij ndihmën e tij në çdo formë që është nevoja dhe se kështu duhet të veprojnë të gjithë.

Pacolli ka shtuar se vetëm të bashkuar mund ta luftojnë të keqen e Serbisë dhe se Kosova është mbi të gjitha.

Postimi i tij i plotë:

Kryeministrit Kurti i kam shprehur mbështetjen time të plotë si në luftën kundër terrorizmit, si për rend dhe ligj në veri. I ofroi ndihmën time të plotë, në çdo formë që mund të jetë e nevojshme. Vetëm të bashkuar do ta luftojmë të keqen e Serbisë. I ftoj edhe kolegët e mi të veprojnë njejtë! Kosova është mbi të gjitha!

https://www.facebook.com/behgjeti/posts/851146389707587?ref=embed_post

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here