Paçarizi: Votoni për një Kosovë më të mirë dhe të jetueshme për të gjithë!

0
44

Partia Demokratike e Kosovës mbajti sonte tubimin e saj përmbyllës në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ku mijëra qytetarë shprehën përkrahjen e tyre për ndryshim. Në prag të zgjedhjeve të nesërme, Fetah Paçarizi, kandidati për deputet nga PDK me numrin 89, bëri thirrje për mbështetje ndaj Kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza, dhe ekipit të përgatitur të PDK-së.

Paçarizi gjithashtu uroi për një proces zgjedhor demokratik dhe inkurajoi qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Postimi i plotë:

🤟Partia Demokratike e Kosovës mbajti sonte tubimin e fundit elektoral, që ishte madhështor në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ku qytetarët shprehën nevojën për ndryshim dhe përkrahjen masive për zgjedhjet e nesërme: për Kryeministrin Bedri Hamza dhe deputetët e përgatitur të PDK-së.

👍Përcaktohuni për të ardhme të ndritur – VOTONI PDK 131, FETAH PAÇARIZI 89, që bashkë ta bëjmë Kosovën ma mirë dhe të jetueshme për të gjithë!

🙏Uroj për një proces demokratik të zgjedhjeve dhe shfrytëzim masiv të së drejtës për votim!

#PDK131#KryeministërBedriHamza#MemliKrasniqi2#FetahPaçarizi89#Kosova#MaMirë#Fitore

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here