Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Fetah Paçarizi, ka vizituar sot familjen Kabashi në fshatin Sopijë të Suharekës, pronarë të biznesit Auto-Servis AEK. Ai u prit nga Ali dhe Esat Kabashi, të cilët njihen për përkushtimin e tyre shumëvjeçar në profesionin e automekanikut dhe për kontributin e dhënë ndër vite për PDK-në dhe vendin.
Paçarizi vlerësoi lartë traditat atdhetare të familjes Kabashi, e cila i ka dhënë Kosovës edhe ushtarë të UÇK-së që luftuan për lirinë e vendit. Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen dhe besimin e dhënë ndaj tij në garën për deputet, duke e cilësuar këtë përkrahje si motivim për angazhim të mëtejmë.
Postimi i plotë i Fetah Paçarizit
Sot pata kënaqësinë të vizitoj familjen e nderuar Kabashi ne Sopijë te Suharekës, biznesin e tyre Auto-Servisin AEK. Një familje me tradita të larta atdhetare dhe me përkushtim shumëvjeçar në profesionin e automekanikut.
U prita ngrohtësisht nga Ali dhe Esat Kabashi, njerëz punëtorë e të respektuar, të cilët ndër vite kanë dhënë kontribut të vazhdueshëm si për PDK-në poashtu edhe për vendin.
Kjo familje i ka dhënë Kosovës ushtarë të UÇK-së, të cilët luftuan për lirinë që sot e gëzojmë.
Jam shumë i nderuar nga mbështetja e tyre për mua si kandidat për deputet dhe u jam pafundësisht falënderues e mirënjohës për besimin dhe përkrahjen e treguar.
✅ PDK – 130,
✅ Bedri Hamza – 1,
✅ Fetah Paçarizi – 89.














































