Kandidati për deputet nga PDK-ja, Fetah Paçarizi ka vazhduar me takimet elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Paçarizi ka takuar disa mësimdhënës të komunës së Prizrenit, ku edhe kanë diskutuar për gjendjen dhe të ardhmen në sektorin e arsimit.
Para të pranishmëve Paçarizi ka thënë se qeveria e ardhshme në krye me Bedri Hamzën kryeministër do ta ketë në fokus sektorin e arsimit, dhe për synim do ta ketë përmirësimin e kushteve në këtë sektor.
Postimi i plotë:
Sot, në shkollën “Hysen Rexhepi” në Ortakoll, zhvilluam një diskutim interaktiv me mësimdhënësit, të cilët shprehën mbështetjen për ndryshimet që po vijnë me programin e Partisë Demokratike të Kosovës, që synon përmirësimin e kushteve në arsim dhe zhvillimin e gjithanshëm për qytetarët e Kosovës.