Kandidati për deputet nga PDK-ja, Fetah Paçarizi, ka vazhduar takimet elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe sot ka vizituar dy klube të rëndësishme sportive të Prizrenit, KB “Bashkimi” dhe FC “Liria”.
Gjatë vizitës, Paçarizi diskutoji për sfidat që po hasin këto klube dhe theksoi angazhimin e tij për të mbështetur sportin në Prizren.
Ai u zotua se, në rast të zgjedhjes së tij në Parlamentin e Kosovës, do të sigurojë mbështetje të shtuar për zhvillimin dhe avancimin e aktiviteteve sportive të këtyre klubeve.
Postimi i plotë i Paçarizit:
Sot, vizituam KB “Bashkimi” dhe KF “Liria”, dy klube të rëndësishme sportive të Prizrenit, me të cilët diskutuam për sfidat me të cilat po ballafaqohen aktualisht. Me këtë rast u zotuam se me zgjedhjen tonë në Parlamentin e Kosovës, klubet prizrenase të sportit do të kenë mbështetje të shtuar për zhvillimin dhe avancimin e aktiviteteve të tyre.