Kandidati për deputet nga PDK-ja, Fetah Paçarizi ka vazhduar me aktivitetet zgjedhore në fshatin Astrazub të Malishevës, ku edhe ka marrë mbështetje të madhe.
Paçarizi ka thënë se përkrahja e madhe e PDK-së nga banorët e Astrazubit është motiv për të vazhduar fuqishëm rrugën drejt fitores më 9 shkurt.
“Një organizim i shkëlqyer i nëndegës së Partisë Demokratike të Kosovës në fshatin Astrazub të Malishevës.
Përkrahja e madhe e PDK-së nga banorët e Astrazubit është motiv për ta vazhduar fuqishëm rrugën tonë drejt fitores më 9 Shkurt.
#VOTOPDK131#FetahPaçarizi89#Kosova#MaMirë“, ka thënë Paçarizi.
Poashtu Paçarizi ka marrë pjesë edhe në tubimin elektoral në lagjen “Arbanë”, me ç’rast ka thënë se edhe në këtë lagje ka marrë mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Në tubimin e sontëm madhështor në lagjen “Arbana” të Prizrenit, qytetarët shprehën mbështetje të jashtëzakonshme dhe besim në vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kryeministrin e ardhshëm, Bedri Hamza dhe kandidatët prizrenas për deputetë.
Kosova mundet ma mirë!
#VOTOPDK131#FetahPaçarizi89#Kosova#Fitore“, ka thënë Paçarizi.