Kandidati për deputet nga PDK-ja, Fetah Paçarizi ka vazhduar me aktivitete elektorale ku edhe ka takuar mbështetës të shumtë në disa lokalitete.
Paçarizi mori mbështetje edhe në Kijevë të Malishevës.
“Në një ambient miqësor e pritje bujare në Kievë të Malishevës, u rikonfirmua përkrahja e PDK-së, Kryeministrit në ardhje, Bedri Hamza dhe kandidatëve për deputetë nga lista e Partisë Demokratike e Kosovës.
Bashkë, do ta bëjmë Kosovën ma të mirë!
#VOTOPDK131#FetahPaçarizi89#Kosova#MaMirë“, ka shkruar Paçarizi.
Ndërsa në fshatin e tij të lindjes, në Dragobil Paçarizi ka marrë mbështetje shumë të madhe, të cilën ai e ka quajtur të pakontestueshme.
“Në fshatin tim të lindjes, në Dragobilin ku është përfaqësuar diplomacia e UÇK-së e janë marrë shumë vendime të rëndësishme për çlirimin e Kosovës.
Në Dragobilin e shumë luftëtarëve, dëshmorëve e martirëve, pata një pritje vëllazërore e madhështore dhe një përkrahje të madhe e të pakontestueshme për mua si kandidat për deputet për PDK-në dhe Kryeministrin në ardhje, z. Bedri Hamza.
Faleminderit të gjithëve!
#VOTOPDK131#FetahPaçarizi89#Kosova#MaMirë“, ka thënë Paçarizi.