Kandidati për deputet nga PDK-ja, Fetah Paçarizi, mori pjesë në tubimin me familjarët e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e UÇK-së. Ai theksoi rolin historik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe rëndësinë e trajtimit të saj me respektin e merituar.
Postimi i plotë:
Tubim madhështor sonte me familjarët e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku u theksua roli historik i UÇK-së në fatin e shqiptarëve në Kosovë dhe rajon.
Jam i lumtur që kam pasur fatin të jem pjesë e kësaj historie të lavdishme.
Me Bedri Hamzën Kryeministër, UÇK-ja do të trajtohet me dinjitetin dhe respektin e merituar.
#PDK131#KryeministërBedriHamza#MemliKrasniqi2#FetahPaçarizi89#Kosova#MaMirë#Fitore