Paçarizi: Mbështetja e bizneseve private, prioritet për zhvillimin ekonomik

0
37

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Fetah Paçarizi, vizitoi kompaninë e suksesshme “Lona Alplast”, ku takoi pronarët dhe punëtorët, duke u njohur nga afër me punën dhe sfidat e tyre.

Ai theksoi rëndësinë e krijimit të një klime të favorshme për bizneset dhe u zotua për angazhim të vazhdueshëm në mbështetje të kompanive që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Postimi i plotë i Paçarizit:

Bizneset private janë infuzioni kryesor i zhvillimit ekonomik!

📍🤟Me kënaqësi vizitova kompaninë e suksesshme “Lona Alplast”, ku pata mundësinë t’i takoj pronarët dhe punëtorët si dhe ta njoh më nga afër punën e tyre, derisa, diskutuam për sfidat me të cilat ballafaqohen në përditshmërinë e tyre dhe rëndësinë e krijimit të një klime të përshtatshme për zhvillimin e biznesit. Angazhimi im, ndër të tjera, mbetet i fokusuar në mbështetjen e kompanive që ndikojnë pozitivisht në zhvillimin ekonomik të vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here