Sonte, në Planejë dhe Krajk, u mbajtën tubime zgjedhore në mbështetje të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Hasjanët u mobilizuan për të përkrahur vizionin e Bedri Hamzës si Kryeministri i ardhshëm dhe kandidatët prizrenas për deputetë.
Fetah Paçarizi, kandidat për deputet nga PDK-ja, mori pjesë në këto tubime, duke theksuar përkushtimin e tij për çështjet kulturore dhe zhvillimin e Kosovës. Ai u shpreh i bindur se qeveria e udhëhequr nga Bedri Hamza do të sjellë më shumë siguri, prosperitet dhe zhvillim për vendin.
Postimi i plotë i Paçarizit:
Në Planejë dhe Krajk, sonte u mbajtën tubime të fuqishme në mbështetje të Partisë Demokratike të Kosovës, ku hasjanët ishin mobilizuar për mbështetjen e vizionit të z. Bedri Hamza si Kryeministri i ardhshëm dhe kandidatëve prizrenas për deputetë, që është një tjetër hap i rëndësishëm drejt fitores së PDK-së më 9 Shkurt.
#PDK131#BedriHamzaKryeministër#MemliKrasniqi2#FetahPaçarizi89#Kosova#MaMirë