Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Fetah Paçarizi ka vazhduar me disa aktivitete zgjedhore.
Paçarizi e ka nisur ditën duke bërë homazhe në varrezat e Reçakut me rastin e 26 vjetorit të Masakrës së Reçakut.
“🇦🇱26 vjet nga Masakra e Reçakut!
Sot, bashkë me kolegët e mijë të PDK-së, bëmë homazhe në varrezat e Reçakut, për ta rikujtuar gjenezën e krijimit të shtetit tonë dhe mbështetjen e faktorit ndërkombëtar, që bashkë me UÇK-në i dhanë fund vuajtjeve shekullore të popullit shqiptar në Kosovë.
Lavdi 45 martirëve të Reçakut!”, ka thënë Paçarizi.
Në vazhdën e aktiviteteve elekorale, Paçarizi ka vizituar disa biznese në rrugën “Adem Jashari”. Në këto vizita Paçarizi ka thënë se krijimi i një klime për parimin ekonomik të vendit është ndër prioritetet tona dhe do të anazhohemi fuqishëm për mundësimin e kushteve të favorshme për rritjen e bizneseve.
“👍📈Së bashku me kolegët e mijë të PDK-së, kandidatë prizrenas për deputetë, vizituam sot disa biznese përgjatë rrugës “Adem Jashari”, ku u njohëm nga afër me sfidat me të cilat përballen dhe patëm mundësinë t’i dëgjojmë shqetësimet e pronarëve dhe punonjësve.
Krijimi i një klime për përparimin ekonomik të vendit është ndër prioritetet tona dhe do të angazhohemi fuqishëm për mundësimin e kushteve të favorshme për rritjen e bizneseve.
VOTOPDK131 #FetahPaçarizi89 #Kosova #MaMirë”, ka thënë Paçarizi.
Paçarizi e ka përmbyllur ditën në tubimin zgjedhor të mbajtur në fshatin Korishë.
“🤟Në një atmosferë madhështore u mbajt sonte tubimi i madh i Partisë Demokratike të Kosovës në Korishë.
👍Me vizion konkret për zhvillimin e Kosovës dhe daljen nga kriza e shkaktuar 4 vitet e fundit, PDK-ja si kurrë më parë është mobilizuar për ta shpëtuar vendin.
📍Kosova mundet dhe do të jetë më mirë!