Paçarizi: Do ta mbështesim gastronominë, është shtyllë e kulturës dhe ekonomisë prizrenase

0
110

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Fetah Paçarizi, u takua me pronarë të bizneseve të gastronomisë në Prizren për të diskutuar sfidat dhe mundësitë e zhvillimit të sektorit.

Paçarizi e vlerësoi gastronominë si pasqyrë të kulturës prizrenase dhe atraksion për vizitorët, duke premtuar mbështetje për rritjen e investimeve dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

“Do të angazhohemi për politika që fuqizojnë këtë sektor jetik për ekonominë dhe turizmin e qytetit,” tha ai.

Postimi i plotë i Paçarizit:

📍🤟Sot zhvilluam një takim produktiv me disa nga pronarët e bizneseve gastronomike në Prizren, së bashku me kolegët, kandidatë për deputetë nga Komuna e Prizrenit, me ç’rast diskutuam për zhvillimin e këtij sektori, që është edhe pasqyrë e kulturës prizrenase, sidomos për vizitorët e huaj. 👍Mbetemi të përkushtuar t’i mbështesim politikat që mundësojnë rritjen e investimeve dhe krijimin e mundësive të reja pune në këtë sektor.

#PDK131#BedriHamzaKryeministër#MemliKrasniqi2#FetahPaçarizi89#Kosova#MaMirë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here