Qytetarët e Republikës së Kosovës mund të udhëtojnë tash e tutje pa vizë edhe në Malajzi, për një periudhë që nuk e tejkalon qëndrimin prej tridhjetë (30) ditësh.
Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Sipas saj, me këtë vendim, listës së shteteve ku qytetarët e Republikës së Kosovës mund të udhëtojnë pa viza i shtohet edhe Malajzia.
“Një dëshmi konkrete e avancimit të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit tonë dhe forcimit të lidhjeve dypalëshe. Republika e Kosovës mirëpret këtë hap pozitiv dhe shpreh mirënjohjen ndaj institucioneve malajziane për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në shërbim të qytetarëve dhe lidhjeve bilaterale gjithnjë e më të fuqishme në mes të dy vendeve tona”, ka shkruar Gërvalla.