Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.
Ajo tha se Kurban Bajrami është mundësi reflektimi mbi solidaritetin, sakrificën e tolerancën.
“Është mundësi për t’i çmuar lidhjet tona familjare dhe miqësore, si dhe për të zgjatur dorën e mirësisë ndaj atyre në nevojë”.
“Derisa sot mblidhemi së bashku për të festuar, le të kujtojmë frymën e unitetit dhe harmonisë që simbolizon kjo festë”, shkroi Osmani, transmeton Klankosova.tv.