Osmani uron Krishtlindjen: Qoftë kjo festë e mbushur me dashuri, paqe dhe gëzim për secilën familje

0
220

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Krishtlindjen.

Osmani ka thënë se Krishtlindja është kohë reflektimi e solidariteteti.

Ajo ka thënë se në këtë ditë kremte “le t`i kujtojmë ata që mund të përballen me sfida dhe t’ua shtrijmë dorën e mirësisë e dhembshurisë”.

Urimi i plotë:

Krishtlindja është një kohë reflektimi e solidariteti, teksa zemrat dhe shtëpitë janë të mbushura me shpresë e optimizëm.

Në këtë ditë kremte, le t`i kujtojmë ata që mund të përballen me sfida dhe t’ua shtrijmë dorën e mirësisë e dhembshurisë.

Qoftë kjo festë e mbushur me dashuri, paqe dhe gëzim për secilën familje!

Gëzuar për shumë mot!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here