Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, të enjten ka qenë e ftuar në Ambasadën Amerikane për të festuar 247-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në llogarinë e saj në Facebook, Osmani ka thënë se atje nuk është festuar vetëm Dita e Pavarësisë së ShBA-së, raporton Klan Kosova.
“Mbrëmë, krahas aleatëve tanë amerikanë, festuam jo vetëm Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, por edhe miqësinë tonë të përhershme, partneritetin e palëkundur dhe raportet e veçanta në mes të popujve tanë”, ka shkruar ajo në rrjetin social.