Osmani takon zv/sekretarin e Shtetit: Kosova krah për krah me SHBA për kapitujt e rinj me vizionin e Trump

0
123

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke vazhduar qëndrimin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe po zhvillon takime të ndryshme. Lidhur me këtë, presidentja ka bërë të ditur se është pritur në takim nga zëvendës‑Sekretari i Shtetit Christopher Landau, shkruan Gazeta Express.

Osmani në postimin e saj, ka shkruar edhe se, Kosova qëndron krah për krah me SHBA-të për të ndërtuar kapitujt e rinj të bashkëpunimit strategjik.

Ajo ka theksuar se kjo do të bëhet në përputhje me vizionin e fortë të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

‘‘Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë dhe diskutimin e hapur në Washington D.C., Zv. Sekretar i Shtetit, Christopher Landau! 

Kosova qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara për të ndërtuar kapituj të rinj të bashkëpunimit strategjik, në përputhje me vizionin e fortë të Presidentit Trump.

Më shumë siguri.

Më shumë zhvillim.

Më shumë mundësi për qytetarët tanë dhe bizneset tona’’, ka shkruar ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here