Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Osmani potencoi se tani Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen e Komisionit Evropian.
“Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për mbështetjen e Komisionit Evropian, ndërkohë që po përballemi me sfida të paprecedentë”, shkroi Osmani në platformën X.
Samiti europian në Granada kaloi pa rezultat të dukshëm në dialogun Kosovë-Serbi por me vlerësim se Ballkani Perëndimor ka ngecur në procesin e anëtarësimit dhe ka reforma ende për të kryer.
I dërguari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, në forumin 2BS në Budva të premten e theksoi se 24 shtatori do të ketë ndikim në procesin e dialogut por jo aq sa për ta ndërprerë. Ujdia e normalizimit mes Kosovës e Serbisë është rruga e vetme për euro-integrimin e të dyja shteteve. “Ata që thonë se dialogu është i vdekur, thonë se edhe rruga europiane ka vdekur.