Osmani takon Sekretarin e OIC, shpreson që shtetet islamike ta njohin pavarësinë e Kosovës

0
163

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të sesionit të 78-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara që po mbahet në New York, ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik [OIC], Hissein Brahim Taha, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate për media të lëshuar nga Zyra e Presidencës, bëhet e ditur se gjatë takimit Osmani ka shprehur vlerësimin për mbështetjen dhe angazhimin e vazhdueshëm të OIC-ja, veçanërisht për Rezolutën vjetore të iniciuar nga OIC-ja, e cila bën thirrje për njohjen e Kosovës nga të gjitha shtetet anëtare të kësaj organizate.

“Gjatë takimit, Presidentja Osmani shprehu Në këtë frymë, Presidentja shfaqi shpresën që shtetet anëtare, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë këtë në një të ardhme të afërt. Presidentja Osmani dhe Sekretari i Përgjithshëm Taha përsëritën përkushtimin e tyre për nxitjen e marrëdhënieve më të fuqishme e produktive ndërmjet Kosovës dhe OIC-së”, thuhet në komunikatë.

Sipas presidentes Osmani, Kosova ka potencial të konsiderueshëm të pashfrytëzuar për investime të huaja në sektorë të ndryshëm.

“Në këtë kontekst, Presidentja Osmani shtroi nevojën e eksplorimit të fushave të mundshme për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe shteteve anëtare të OIC-së, me fokus të veçantë në tregti dhe investime. Në takim, Presidentja Osmani i bëri ftesë Sekretarit të Përgjithshëm Taha që në të ardhmen e afërt të vizitojë Kosovën për t`i shqyrtuar më tej mundësitë për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë”, thuhet më tej në komunikatë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here