Osmani takon Admiralin e NATO-s: Prania e KFOR-it ka qenë gjithmonë e rëndësishme për paqen dhe sigurinë në Kosovë

0
23

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me admiralin Rob Bauer, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s.

Ajo ka thënë se prania e KFOR-it në Kosovë ka qenë gjithmonë e rëndësishme për paqen dhe sigurinë “ashtu siç do të jetë edhe anëtarësimi i Kosovës në këtë Aleancë historike”.

Osmani ka shtuar se i ka shprehur mirënjohje admiralit Bauer për rolin e NATO-s në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe për përkushtimin e vazhdueshëm për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Gjatë takimit me Admiralin Rob Bauer, Kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s, në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, shpreha mirënjohjen e thellë për rolin e NATO-s në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe përkushtimin e vazhdueshëm për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here