Osmani takohet me nënsekretaren amerikane për Tregti Ndërkombëtare – Flasin për siguri, ekonomi e mbështetje për Ukrainën

0
159

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në El Salvador, ka takuar nënsekretaren amerikane për Tregtinë Ndërkombëtare, Marisa Lago.

Lago, takimin me Osmanin e cilësoi si të mrekullueshëm, teksa tha se me të parën e shtetit të Kosovës folën për marrëdhëniet dypalëshe.

“Takim i mrekullueshëm me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe nënsekretaren për Tregtinë Ndërkombëtare, Marisa Lago në El Salvado, për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe tregtinë, mbështetjen për Ukrainën, çështjet e sigurisë dhe ato ekonomike”, thuhet në njoftim.

Osmani ka udhëtuar për vizitë zyrtare në El Salvador, ku u prit me nderime të larta, teksa tha se vizitën po e bën për krijimin e aleancave të reja dhe thellimin e atyre ekzistuese me shtetet e Amerikës Latine.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here