Osmani takohet me kryeministrin britanik, flasin për zhvillimet në rajon

0
234

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin britanik, Rishi Sunak.

Osmani tha se me Sunak folën për zhvillimet e fundit në rajon dhe bashkëpunimin mes Kosovës e Britanisë, të cilin ajo e quajti të fortë.

“Shprehim mirënjohjen tonë për mbështetjen e qëndrueshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të vazhduar përpjekjet tona të përbashkëta për paqen dhe sigurinë afatgjatë”, tha Osmani, transmeton Klankosova.tv.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here