Osmani takohet edhe me Krasniqin, PDK: Mandatimi i ri i LVV-së, përpjekje e kotë dhe zvarritje që e thellon më tej krizën politike

0
121

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pasditen e sotme është takuar me presidenten Vjosa Osmani.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu.

Ai shtoi se Krasniqi i ka përsëritur Osmanit qëndrimin e PDK-së se në Kuvend nuk ka shumicë për formimin e një qeverie të re.

“Po, sot pasdite, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar me Presidenten Osmani, për t’ia përsëritur qëndrimin e qartë dhe parimor të PDK-së, tashmë të bërë publik edhe përmes komunikatës zyrtare, se në Kuvendin e Kosovës nuk ekziston shumicë për formimin e një qeverie të re nga kjo legjislaturë. Në këtë rrethanë, çdo mandatim i radhës për këdo nga Lëvizja Vetëvendosje do të ishte vetëm një përpjekje e kotë për të fituar kohë, një zvarritje e panevojshme që vetëm se do ta thellonte krizën politike, pasigurinë institucionale dhe humbjen e besimit të qytetarëve në institucione”, ka deklaruar Abdullahu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here