Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka ftuar në takim edhe bashkëkryetarin e partisë Guxo, Faton Pecin.
Këtë e ka bërë të ditur dje Peci në një intervistë në emisionin “DPT te Fidani”.
Ai njoftoi se e ka konfirmuar takimin i cili do të ndodh sot me fillim nga ora 09:00.
“Më kontaktuan dhe më thanë se është një kërkesë e presidentes që të takohemi në ora 09:00 dhe e konfirmova”, u shpreh tutje Peci.
Osmani sot do t’i takojë liderët e partive më vogla parlamentare, ndërsa dje ka takuar kryetarët e partive të mëdha, si Albin Kurtin, Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn.
/GazetaSinjali/