Osmani sot takohet me partitë për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale

0
91

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet që gjatë ditës së sotme të zhvillojë takime me përfaqësuesit e subjekteve politike, në kuadër të konsultimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.

Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, ka konfirmuar se presidentja ka ftuar partitë politike në takim të mërkurën, në përputhje me kompetencat e saj kushtetuese.

Sipas Kupinës, menjëherë pas përfundimit të konsultimeve, presidentja Osmani do ta bëjë publike datën e zgjedhjeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here