Osmani publikon foto me Scholz: Si gjithnjë është përkrahës i palëkundur i Kosovës

0
231

Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar fotografitë nga takimi i shkurtë që pati me kancelarin gjerman Olaf Scholz para se të niste takimi BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel.

“Me Kancelarin Scholz, i cili si gjithnjë është përkrahës i palëkundur i Republikës së Kosovës dhe perspektivës sonë evropiane”, ka shkruar Osmani.

Për këtë përkrahje, ajo ka shprehur edhe mirënjohjen e qytetarëve kosovarë.
“Në emër të popullit të Kosovës, faleminderit!”.

Osmani para tij takoi edhe presidentin e Francës, e cila është ndër shtetet skeptike për liberalizimin e vizave për Kosovën. Megjithatë, Osmani nuk zbuloi asgjë nga biseda me të, përveç fotografisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here