Osmani për Power: 24 vite më parë ishte këtu si reportere e luftës, i jepte zë popullit tonë

0
147

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar për media pas takimit me Administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power.

Osmani ka thënë se Power viziton Republikën e Kosovës si udhëheqëse e USAID’it, 24 vite pas vizitës së saj të fundit kur ajo ishte këtu si reportere e luftës, raporton Express.

“Për Kosovën dhe qytetarët tanë, ju keni qenë dhe mbeteni një mike e cmuar, siç është gjithnjë një kënaqësi e jashtëzakonshme të presim miqtë tanë nga ShBA, këto takime bëhen akoma më të veçanta kur mirëpresim miq që kanë lidhje aq të forta me popullin tonë, të cilët kuptojnë vërtetë historinë tonë dhe rrugëtimin tonë të pakompromis drejt një shteti të pavarur dhe sovran dhe një demokracie të fortë dhe të qëndrueshme.

“Sot, Administratorja Power viziton Republikën e Kosovës si udhëeheqëse e USAID’it, 24 vite pas vizitës së saj të fundit kur ajo ishte këtu si reportere e luftës, duke treguar të vërtetën e popullit tonë dhe për vuajtjet e popullit tonë.  Dua të ju falenderoj për punën tuaj të jashtëzakonshme që keni bërë atëherë dhe punën e jashtëzakonshme që po bëni sot, si dhe të ju falenderoj për punën në mbështetje të Kosovës që e bën edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara edhe ekipi i USAID’it”, ka deklaruar Osmani.

Osmani ka thënë se nga vizita e fundit e Power, në Kosovë kanë ndryshuar shumë gjëra,

“Kanë kaluar më shumë se 24 vite nga vizita juaj e fundit në Kosovë, dhe sic e dini e keni konfirmuar edhe ju vetë, Kosova ka ndryshuar shumë nga atëherë. Kosova, të cilën ju e patë atëherë të dërrmuar nga lufta, tashmë është një Republikë e pavarur dhe sovrane që shikon drejt së ardhmes me vullnet dhe vendosmëri. Që nga ato ditë, kanë ndodhur shumëçka edhë në rrugëtimin tuaj. Atëherë në rolin e reporters së luftës që i jepte zë popullit tonë, i jepte zë atyre që nuk kishin, sot në krye të të agjencisë më të madhe zhvillimore, si Administratore e USAID’it. Por një gjë ka mbetur e njejtë, angazhimi i juaj i palëkundur në mbështetje të së vërtetës dhe fakti që mbeteni katalizator i vazhdueshëm i ndryshimit pozitiv kudo në botë”, ka deklaruar Osmani./Express

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here