Osmani për intervistat ndërkombëtare: Për mbrojtjen e Kosovës dhe fuqizimin e zërit të popullit!

0
67

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka publikuar një video përmbledhëse me fragmente nga intervistat e saj në media ndërkombëtare, duke theksuar angazhimin e saj në përfaqësimin e vendit në arenën globale.

Në një reagim në Facebook, ajo ka bërë të ditur se secila paraqitje mediatike ka pasur një synim të qartë: mbrojtjen e interesave të Kosovës dhe fuqizimin e zërit të qytetarëve të saj.

Sipas saj, përmes këtyre intervistave ka synuar të promovojë të vërtetën për Kosovën dhe të forcojë mbështetjen ndërkombëtare për vendin.

“Në çdo intervistë ndërkombëtare, me një qëllim të qartë: mbrojtjen e Kosovës dhe fuqizimin e zërit të popullit tonë!”, ka shkruar Osmani.

https://www.facebook.com/watch/?v=1606959043777767

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here